Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
11 Korrik 2026 |
22:29
Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk është hapur për qarkullimin e automjeteve.
Si pasojë e përplasjes, një grua ka mbetur e bllokuar brenda njërit prej mjeteve. Për nxjerrjen e saj është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, i cili e ka bërë të mundur lirimin e të lënduarës.
Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë dhe ekipet e urgjencës, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Lajme të Sugjeruara
Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
Këngëtari i njohur amerikan Kanye West nisi të performojë rreth orës 21:15, duke ndezur skenën. Gjatë performancës, artisti solli në repertor hitet e tij ndër...
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë
- 22:00 Dita e 42-të, nis marshimi i qytetarëve, gazetarja tregon intenerarin e rrugëve ku do të protestohet