Anglia përmbys Norvegjinë në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026

12 Korrik 2026 | 08:34

Anglia ka prerë biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Norvegjinë me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë, në një sfidë dramatike të zhvilluar në orët e para të së dielës.

Heroi i “Tre Luanëve” ishte Jude Bellingham, i cili realizoi të dy golat që përmbysën avantazhin e norvegjezëve dhe i dhuruan kualifikimin ekipit të tij.

Norvegjia kaloi e para në avantazh në minutën e 36-të me një supergol të Andreas Schjelderup. Kur gjithçka dukej se do të mbyllej me epërsinë minimale të skandinavëve në pjesën e parë, Bellingham barazoi në minutën e dytë shtesë. Goli u shoqërua me polemika, pasi topi kishte prekur një kabllo të kamerave pak çaste më parë, por arbitri e konsideroi të rregullt.

Në pjesën e dytë ishte Norvegjia që dominoi lojën, duke krijuar disa raste të pastra shënimi. Një gol iu anulua për faull, ndërsa më pas goditi edhe traversën, por rezultati mbeti i pandryshuar dhe sfida shkoi në kohën shtesë.

Vetëm tre minuta pas nisjes së shtesës së parë, Jude Bellingham përfitoi nga një top i kthyer nga portieri norvegjez pas një goditjeje nga distanca dhe dërgoi topin në rrjetë për golin e fitores.

Norvegjia u përpoq të rikthehej në lojë deri në fund, por nuk arriti të shmangte eliminimin.

Me këtë fitore, Anglia siguron një vend në gjysmëfinalen e Botërorit 2026, ndërsa Norvegjia mbyll pjesëmarrjen më të suksesshme në historinë e saj në një Kupë Bote, duke lënë përshtypje shumë pozitive gjatë gjithë turneut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Argjentina mposht Zvicrën në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen, përballë do ketë Anglinë

Argjentina ka prerë biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Zvicrën me rezultatin 3-1 pas kohës shtesë, në një ndeshje të...
08:38 | 12/07/2026

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026

FIFA në hapat e Super Bowl, zbulohen yjet që do të performojnë në finalen e  Kupës së Botës

FIFA po përgatit për finalen e Kupës së Botës 2026, duke adoptuar modelin e Super Bowl për herë të parë. Justin Bieber do të jetë...
17:52 | 11/07/2026