Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)

12 Korrik 2026 | 13:36

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar operacionin policor të koduar “FAST”, në kuadër të të cilit është lokalizuar dhe arrestuar në Tiranë një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Në pranga ka rënë Bekim Nikolli, 48 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua në zonën e Institutit Bujqësor me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Sipas Policisë së Shtetit, arrestimi u bë i mundur falë shkëmbimit të informacioneve mes FAST Albania dhe FAST Itali, si dhe punës operacionale të strukturave për kërkimin e personave në kërkim ndërkombëtar.

Autoritetet bëjnë me dije se Nikolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Napolit e ka dënuar në nëntor të vitit 2021 me 13 vjet burgim për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Skllavërimit/Nënshtrimit”, sipas legjislacionit penal italian.

Sipas autoriteteve italiane, ai, në bashkëpunim me persona të tjerë, shfrytëzonte për prostitucion gra të futura në mënyrë të paligjshme në Itali. Gjithashtu, dyshohet se ushtronte dhunë ndaj tyre për të maksimizuar fitimet nga shfrytëzimi dhe për t’i mbajtur nën kontroll.

Interpol Tirana po vijon procedurat për ekstradimin e 48-vjeçarit drejt Italisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja Ismaili: Fondi prej 4 mln eurosh për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kirit të...
13:53 | 12/07/2026

72-vjeçarja me demencë humb kontaktet me familjen në Vlorë, apel për ta gjetur

Familjarët e një 72-vjeçareje nga Vlora kanë bërë apel për ndihmë për gjetjen e saj, pasi prej disa orësh kanë humbur kontaktet me të. Sipas...
12:55 | 12/07/2026