Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë
12 Korrik 2026 |
20:10
Protesta qytetare kundër qeverisë Rama dhe projektit në Zvërnec vijon ditën e 43-të të saj. Qindra qytetarë janë mbledhur në bulebardin përpara Kryeministrisë.
Pjesëmarrësit në protestë kanë bërë të ditur se tubimet do të vijojnë edhe në javët në vazhdim, deri në përmbushjen e kërkesave të parashtruara. Mes tyre, kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimi i mënyrës së funksionimit të klasës politike.
Në listën e kërkesave të qytetarëve përfshihen:
- Dorëheqja e kryeministrit dhe qeverisë, e cilësuar nga protestuesit si e panegociueshme.
- Krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.
- Ndryshime kushtetuese për garantimin e barazisë para ligjit dhe reformimin e sistemit politik, përmes një procesi që kërkohet të kalojë edhe në referendum popullor. Këto ndryshime përfshijnë rishikimin e Kodit Zgjedhor, financimit të partive politike, si dhe kufizimin e mandateve të kryeministrit.
- Anulimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore, shfuqizimi i Paketës së Maleve dhe rishikimi i kuadrit ligjor për investimet strategjike.
- Hartimi i një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, pas konsultimit me ekspertë, intelektualë dhe qytetarë të pavarur.
Protestuesit deklarojnë se do të vijojnë aksionin qytetar, ndërsa marshimi drejt Kryeministrisë pritet të jetë pjesa kryesore e tubimit të sotëm.
Lajme të Sugjeruara
Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë
Ka ardhur reagimi i parë i Kanye West pas koncertit të mbajtur mbrëmjen e djeshme në “Eagle Stadium” në Tiranë. Përmes një postimi në platformën...
Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të diel, një ditë pas koncertit të Kanye West në Tiranë, duke e cilësuar organizimin si një ngjarje me...
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 19:51 Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 19:37 Messi flet për Anglinë: Do përballemi me një skuadër të shkëlqyer, asnjëherë nuk kam luajtur kundër tyre
- 19:30 PD bojkoton edhe seancën e nesërme të Parlamentit: Plotësoni kërkesat e protestuesve