Caktohet gjyqtari i gjysmëfinales së Botërorit Spanjë-Francë

13 Korrik 2026 | 10:48

FIFA ka konfirmuar se gjyqtari nga Salvadori, Iván Barton, do të ndajë drejtësinë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës 2026 ndërmjet Francës dhe Spanjës, e cila zhvillohet të martën në Dallas.

Barton, 34-vjeçar, është një nga arbitrat më të vlerësuar të FIFA-s dhe tashmë ka drejtuar tri ndeshje në këtë Botëror. Ai do të asistohet nga bashkëkombësit e tij David Moran dhe Antonio Pupiro, ndërsa uruguajani Gustavo Tejera është caktuar si gjyqtar i katërt. Në dhomën e VAR-it do të jetë gjermani Bastian Dankert.

Përballja mes Francës dhe Spanjës pritet të jetë një nga ndeshjet më spektakolare të turneut, me fituesin që do të sigurojë një vend në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026. Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet të mërkurën, ku Anglia përballet me Argjentinën për biletën e dytë drejt finales.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Messi flet për Anglinë: Do përballemi me një skuadër të shkëlqyer, asnjëherë nuk kam luajtur kundër tyre

Lionel Messi e pret me emocion të veçantë gjysmëfinalen e Kupës së Botës kundër Anglisë. Ylli argjentinas ka pranuar se kjo përballje ka një domethënie...
19:37 | 12/07/2026

FIFA e qartë: Anglia fitoi pastër, goli i Bellingham është i rregullt (VIDEO)

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) njoftoi sot se goli i parë i ekipit kombëtar të Anglisë në ndeshjen kundër Norvegjisë ishte i ligjshëm dhe se...
12:49 | 12/07/2026

Haaland pas eliminimit nga Kupa e Botës: E vendosëm Norvegjinë në hartën e futbollit

Futbollisti norvegjez Erling Haaland tha sot, pas humbjes nga Anglia dhe eliminimit nga Kupa e Botës, se skuadra e tij në Kupën e Botës të këtij viti...
11:30 | 12/07/2026