Amnistia penale, rreth 60 të burgosur do të fitojnë lirinë në burgun e Drenovës
Rreth 60 të burgosur në burgun e Drenovës do të fitojnë lirinë për shkak të zbatimit të ligjit për dhënien e amnistisë, i cili pritet të implementohet më datën 15 Korrik.
Nga amnistia do të përfitojnë edhe ulje dënimi 1 vit për të dënuarit burra dhe 1.5 vite për të dënuarat gra. Nga amnistia nuk përfitojnë subjektet e SPAK dhe të dënuarit për vepra penale tepër të rënda.
Amnistia penale u votua më 18 qershor në seance plenare me 84 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu deklaroi se nga zbatimi i amnistisë përfitojnë 466 persona, të cilët do të lirohen. Sipas tij, mes përfituesve janë 11 gra dhe 1 fëmijë.
Gogu bëri të ditur gjithashtu se 869 të dënuar do të përfitojnë ulje të masës së dënimit, në kuadër të zbatimit të ligjit për amnistinë. Ai theksoi se procesi po ndiqet nga institucionet përgjegjëse, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit