Yamal: Gjysmëfinalja me Francën, ndeshja më e rëndësishme por nuk ndjej presion

14 Korrik 2026 | 09:35

Ylli i ri i Spanjës, Lamine Yamal, ka deklaruar se gjysmëfinalja e Kupës së Botës ndaj Francës është ndeshja më e rëndësishme që ka luajtur ndonjëherë, duke theksuar se nuk ndjen aspak presion para përballjes së madhe në SHBA.

Në konferencën për media, futbollisti i Barcelonës tha se po jeton një ëndërr dhe se është i lumtur që futbolli i ka dhënë mundësinë të njihet në mbarë botën.

“Është e mahnitshme që futbolli më ka dhënë mundësinë të njihem në vende si Chattanooga. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë të ecja nëpër një qytet në Shtetet e Bashkuara dhe të më njihnin. E vlerësoj shumë vendin nga vij”, u shpreh ai.

Yamal sqaroi gjithashtu deklaratën e tij të mëparshme, e cila u interpretua si provokim ndaj Francës. “Më pyetën nëse kisha frikë nga Franca dhe unë thashë jo. Ne jemi kampionë të Evropës. Siç tha edhe Kounde, është thjesht futboll, kaq”, deklaroi ai.

19-vjeçari theksoi se është plotësisht i qetë para gjysmëfinales.

“Nuk ndiej presion. Luaj në mënyrën që di dhe kur jep gjithçka në fushë, nuk ke arsye të ndiesh presion. Do të jetë një ndeshje fantastike, shumë e fortë, sepse të dyja ekipet dinë të sulmojnë dhe të mbrohen”, tha Yamal.

I pyetur nëse kjo është ndeshja më e madhe e karrierës së tij, ai nuk hezitoi të përgjigjej: “Top-1. Është ndeshja më e rëndësishme që do të luaj me siguri”, duke e vendosur atë edhe përpara finales së Kampionatit Evropian apo ndeshjeve të Ligës së Kampionëve me Barcelonën.

Yamal u shpreh i bindur se Spanja ka potencial për ta fituar Kupën e Botës. “Sigurisht që e shohim veten kampionë. Është e vështirë, por pse jo? Ashtu si në vitin 2010”, deklaroi ai.

Sulmuesi pranoi se deri tani ka shënuar vetëm një gol në turne, por tha se kjo nuk e shqetëson. “Çdo turne është i ndryshëm. Nuk është faji i trajnerit që nuk kam shënuar pesë gola. Për mua ka rëndësi që skuadra po fiton. Shpresoj që ndaj Francës të arrij të shënoj”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual

Gjyqtari holandez, Rob Dieperink, ka vdekur të hënën, disa javë pasi u përjashtua nga Kupa e Botës pas arrestimit të tij për sulm seksual ndaj...
09:02 | 14/07/2026

Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur

 “Të jesh në gjysmëfinalet e një Kupe Bote është jashtëzakonisht e vështirë. Të gjithë rivalët tanë janë shumë të fortë, dhe si ekip, ne jemi...
22:27 | 13/07/2026

Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë

 Sipas njoftimit të Giovanni Malagòs, tani që Club Italia ka emëruar Paolo Maldini si drejtor teknik (dhe Leonardon si asistent), ka ardhur koha për të zgjedhur...
22:25 | 13/07/2026