11 të vdekur nga përmbytjet masive në Pakistan

14 Korrik 2026 | 13:03

Njëmbëdhjetë persona humbën jetën gjatë natës në distriktin Kohat në Pakistanin veriperëndimor, pasi çatia e një shtëpie u shemb për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, thanë sot zyrtarët e policisë dhe të shpëtimit.

Sipas Bilal Faizi nga departamenti provincial i emergjencave të provincës Khyber Pakhtunkhwa, ekipet e shpëtimit nxorën trupat e 11 viktimave, kryesisht gra dhe fëmijë, raportoi AP.

Shirat e rrëmbyeshëm të musoneve goditën gjithashtu rajonin Gilgit-Baltistan, ku rrëshqitjet e dheut bllokuan disa rrugë dhe dëmtuan shtëpi, thanë shërbimet lokale të emergjencës.

Autoritetet u kanë këshilluar turistëve të shmangin udhëtimet në Pakistanin verior për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve të menjëhershme.

Pakistani përjeton reshje të dendura shiu çdo vit gjatë sezonit të musoneve, të cilat shpesh shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje toke.

Gjatë shirave dhe përmbytjeve të musoneve të vitit 2022, pothuajse një e treta e vendit ishte nën ujë, duke vrarë 1,739 njerëz dhe duke shkaktuar dëme materiale që vlerësohen në rreth 30 miliardë dollarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani

Irani ka dënuar vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për ta shpallur Trupën e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) organizatë terroriste, duke paralajmëruar se Londra do të...
14:27 | 14/07/2026

Zvicra heton Google për konkurrencën në Android

Autoriteti zviceran i konkurrencës (Weko) ka nisur një hetim paraprak ndaj Google-it, pas dyshimeve se kompania mund të ketë kufizuar konkurrencën duke vendosur automatikisht Google...
14:03 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026