Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro
Policia gjermane po heton zhdukjen misterioze të 20 tonëve djathë Emmental, të cilët nuk mbërritën kurrë në destinacion gjatë transportit nga Bavaria drejt Francës.
Sipas autoriteteve, një kompani transporti kishte kontraktuar një tjetër kompani për të kryer dorëzimin e ngarkesës. Një kamion u paraqit në kohë në fabrikën e djathit në qytetin bavarez të Bayreuth për të marrë ngarkesën, por më pas nuk mbërriti kurrë në destinacionin e parashikuar.
Vlera e ngarkesës së zhdukur llogaritet rreth 80 mijë euro. Policia gjermane ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar se ku përfundoi ngarkesa, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera për drejtuesin e kamionit apo kompaninë që mori përsipër transportin.
Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android