Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

14 Korrik 2026 | 13:56

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje e ndjeshme e foshnjave që po pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez Erling Haaland, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse në turne.

Sipas Regjistrit Kombëtar të Identifikimit dhe Gjendjes Civile të Perusë (RENIEC), 468 persona mbajnë emrin Haaland, ndërsa 91 fëmijë janë regjistruar me emrin e plotë Erling Haaland. Autoritetet bëjnë të ditur se regjistrimet janë shtuar që nga nisja e Kupës së Botës dhe u rritën edhe më shumë pas kualifikimit historik të Norvegjisë në çerekfinale.

Haaland ishte një nga protagonistët e turneut, duke realizuar shtatë gola, mes tyre edhe një gol vendimtar ndaj Brazilit në fazën me eliminim direkt, përpara se Norvegjia të ndalte rrugëtimin e saj në çerekfinale.

Zëdhënësi i RENIEC, Iván Torres, deklaroi për televizionin peruan Televisión Panamericana se yjet e futbollit ndikojnë shpesh në zgjedhjen e emrave për të porsalindurit.

“Edhe Haaland është peruan”, tha ai me humor, duke iu referuar popullaritetit që ka fituar sulmuesi i Manchester City në vend.

Megjithatë, Haaland nuk është futbollisti më i preferuar në regjistrat civilë peruanë. Sipas të dhënave të RENIEC, 3,402 persona mbajnë emrin Messi, 292 prej tyre janë regjistruar si Lionel Messi, ndërsa Neymar kryeson listën me plot 33,809 persona që mbajnë emrin e brazilianit.

Edhe emri i yllit të ri spanjoll, Lamine Yamal, po fiton popullaritet, me 1,241 persona të regjistruar deri më tani, ndërsa Cristiano Ronaldo numëron 1,185 emra në Peru.

Fenomeni tregon ndikimin që kanë yjet e futbollit përtej sportit, duke u kthyer në frymëzim edhe për zgjedhjen e emrave të brezit më të ri. Kupa e Botës vazhdon të jetë një nga ngjarjet që nxit më shumë këto tendenca, ndërsa emri i Erling Haaland pritet të mbetet pjesë e qindra certifikatave të lindjes edhe shumë kohë pas përfundimit të turneut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani

Irani ka dënuar vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për ta shpallur Trupën e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) organizatë terroriste, duke paralajmëruar se Londra do të...
14:27 | 14/07/2026

Zvicra heton Google për konkurrencën në Android

Autoriteti zviceran i konkurrencës (Weko) ka nisur një hetim paraprak ndaj Google-it, pas dyshimeve se kompania mund të ketë kufizuar konkurrencën duke vendosur automatikisht Google...
14:03 | 14/07/2026

Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro

Policia gjermane po heton zhdukjen misterioze të 20 tonëve djathë Emmental, të cilët nuk mbërritën kurrë në destinacion gjatë transportit nga Bavaria drejt Francës. Sipas...
13:36 | 14/07/2026