Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun

14 Korrik 2026 | 19:54

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se një paketë sanksionesh që synon Rusinë mund të zgjerohet së shpejti për të përfshirë edhe Iranin dhe Hezbollahun.

“Ata do të shtojnë Iranin, gjë që është një gjë shumë e rëndësishme. Ata mund të shtojnë edhe Hezbollahun”, tha ai.

Një grup ligjvënësish dypartiakë po shtyn përpara miratimin e shpejtë të projektligjit pas vdekjes së senatorit republikan Lindsey Graham, i cili kishte punuar për vite me radhë për të çuar përpara grupin e ri të sanksioneve.

Trump theksoi se masa tani ka shanse të mira për t’u zbatuar, sapo të finalizohen specifikat e saj.

“Lindsey e donte shumë.Kjo është në nder të Lindsey-t”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Skandali në familjen mbretërore norvegjeze, djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu

Djali i Princeshës së Kurorës Mette-Marit të Norvegjisë, Marius Borg Hoiby, është liruar nga burgu dhe është në arrest shtëpiak, ndërsa apelon dënimin e tij...
21:28 | 14/07/2026

Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur

Të paktën 50 migrantë, përfshirë gra dhe fëmijë, dyshohet se janë humbur në det, ndërsa 10 mbijetuan, pasi varka e tyre prej druri u përmbys...
21:27 | 14/07/2026

Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump

Një 39-vjeçar nga Rochester, New York, është arrestuar nga autoritetet federale pasi akuzohet se kërcënoi me vrasje Donald Trump Jr., djalin e madh të presidentit...
21:25 | 14/07/2026