Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN, grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim.
Dy ushtarë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën kur rebelët hodhën një pajisje shpërthyese të improvizuar.
Rebelët rrëmbyen 39 civilë, përfshirë dy fëmijë, në një rrugë në një zonë rurale në Choco, ku shërbimet e inteligjencës thonë se ELN mban një prani të fortë dhe financohet nga trafiku i drogës dhe shfrytëzimi i minierave të paligjshme, kishte njoftuar më parë ushtria.
Viktimat e rrëmbimit po udhëtonin në dy automjete që u ndaluan nga guerilasit. Luftëtarët e ELN kishin bllokuar një rrugë që lidh departamentin e Choco, në bregdetin e Paqësorit, i cili kufizohet me Panamanë, me qytetin e Medellin.
Autoritetet njoftuan pasdite lirimin e 39 të rrëmbyerve, të cilët u transportuan me helikopter në një bazë ushtarake në kryeqytetin e prefekturës.
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin