Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Sipas Daily Mail, i moshuari u gjet pa ndjenja në kuvertën e anijes. Ekuipazhi dhe stafi mjekësor i ofruan menjëherë ndihmën e parë, por për shkak të gjendjes së rëndë ai u transportua me urgjencë në spital, ku u shpall i vdekur të martën në mëngjes.
Ngjarja ndodhi ndërsa anija po lundronte pranë bregdetit të Kretës, duke detyruar ekuipazhin të afrohej në ishull për të zbritur pasagjerin dhe për ta transportuar në spital.
Hetimet paraprake po kryhen nga Autoriteti Portual i Hanias, i cili ka urdhëruar edhe kryerjen e autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së 79-vjeçarit.
Deri më tani nuk dihet nëse britaniku udhëtonte i vetëm apo i shoqëruar nga familjarë.
Ky është rasti i dytë i një pasagjeri britanik që humb jetën në një anije turistike në Greqi brenda pak javësh. Më herët gjatë këtij muaji, një 67-vjeçar britanik vdiq në një anije turistike me flamur maltez, ndërsa ndodhej në portin e Korfuzit. Edhe në atë rast, autoritetet greke urdhëruan autopsinë dhe nisën hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin