Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

15 Korrik 2026 | 12:58

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh. Në pranga ranë shtetasit: E. Xh., 25 vjeç, banues në Selenicë; K. T., 23 vjeç, banues në Vlorë dhe A. C., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas policisë, operacioni u zhvillua pas kallëzimit të bërë nga 70-vjeçari, i cili denoncoi se më 12 korrik 2026, tre persona kishin hyrë në banesën e tij, e kishin mbajtur me dhunë dhe e kishin kanosur me një imitues arme zjarri (pistoletë çakmak), me qëllim vjedhjen e një shume parash.

Nga hetimet rezultoi se autorët kishin mbajtur në vëzhgim banesën e 70-vjeçarit për dy ditë dhe kishin marrë me qira një automjet tip “Mercedes-Benz”, të cilin e përdorën për të shkuar në vendin e ngjarjes. Automjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se njëri prej të arrestuarve, shtetasi A. C., kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026