Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

15 Korrik 2026 | 14:55

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës për fushatën e ardhshme elektorale.

Me interes të madh do të shihet procesi për sekretarin e përgjithshëm, me Flamur Nokën që pritet të kërkojë një mandat të dytë, por riviali ende nuk është shpallur.

Po ashtu edhe postet e nënkryetarëve, nga të cilët i vetmi që duket sikur e ka karrigen të sigurt është Gazment Bardhi për shkak të pozicionit që mban në Kuvend si kryetar i grupit parlamentar.

Përveç tij, burime për gazetarin e Euronews Albania, Ardit Hoxha bëjnë me dije se gara do të jetë një gërshetim mes disa personave me eksperiencë dhe të rinjve e të rejave që janë afruar kohët e fundit me PD.

Për sekretariatin ligjor gara pritet të jetë mes dy juristëve të rinj në PD, Franc Nuri dhe Marash Logu. Ndërkohë që me interes pritet të shihet edhe gara për sekretariatin organizativ dhe komisionin e apelimit në PD.

Ndërkohë mbetet për t’u parë nëse edhe për këtë process do të ndiqet e njëjta praktike si ajo për kryesinë dhe drejtimin e këshillit kombëtar, ku kandidaturat u prezantuan vetëm pak minuta para se të niste mbledhja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026