Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë

16 Korrik 2026 | 10:03

Një ndërprerje e gjerë në sistemin e pagesave me karta krediti ka shkaktuar probleme në mbarë Japoninë, duke penguar mijëra qytetarë të kryejnë pagesa dhe të përdorin disa shërbime të transportit publik.

Sipas agjencisë Kyodo News, qytetarët nuk kanë mundur të kryejnë blerje në dyqane dhe biznese të ndryshme, ndërsa udhëtarët e kompanisë East Japan Railway janë përballur me vështirësi në blerjen e biletave.

Shkaku i ndërprerjes nuk është bërë ende i ditur.

Kompania Mitsubishi UFJ NICOS, një nga ofruesit më të mëdhenj të kartave të kreditit në vend, njoftoi se problemet nisën rreth orës 08:00 sipas kohës lokale, kur pagesat me kartë nuk mund të përpunoheshin te një numër tregtarësh.

Ndërkohë, në Tokio, përdoruesit nuk kanë mundur të përdorin as aplikacionin Mobile Pasmo, i cili shërben për pagesat dhe aksesin në transportin publik, duke shkaktuar vonesa dhe shqetësime për udhëtarët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)

Një ekip treni u rrethua nga flakët e një zjarri pyjor pranë Armstrong, Ontario, Kanada. Ekipi i Hekurudhave Kombëtare Kanadeze (CN) shpëtoi i sigurt, ndërsa...
11:29 | 16/07/2026

ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas

Zyra e Emigracionit dhe Doganave e SHBA-së tha se zyra e saj në terren në Harlingen, Teksas, arrestoi 238 emigrantë në një operacion njëditor në...
11:20 | 16/07/2026

Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance pranoi se administrata Trump “gaboi” në trajtimin e njoftimit dhe publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein, duke thënë se Shtëpia...
10:51 | 16/07/2026