Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “shpërdorimit të detyrës”, të kryera në bashkëpunim.
Të arrestuarit janë:
- D. B., 25 vjeç, me gradën inspektor, efektiv i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë;
- E. K., 23 vjeç, me gradën inspektor, efektiv i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar, hetimi nisi pas publikimit më 16 korrik 2026 të disa pamjeve filmike në rrjetet sociale. Pamjet u analizuan dhe u verifikuan nga strukturat hetimore, duke çuar në arrestimin në flagrancë të dy punonjësve të policisë.
Autoritetet bëjnë të ditur se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe për dokumentimin e plotë të përgjegjësive penale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
Shqipëria një hap larg kalimit në euro
Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 18:50 43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 18:40 Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA