Axios: Trump i zemëruar me Netanyahun, propozoi shitjen e avionëve luftarakë F-35

17 Korrik 2026 | 07:11

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është zemëruar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, pas kritikave të këtij të fundit ndaj propozimit për shitjen e avionëve luftarakë F-35 nga SHBA-ja te Türkiye, raportoi Axios nisur nga deklarata e dy zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas raportit, nuk ishte planifikuar asnjë takim mes Trumpit dhe Netanyahut, pavarësisht raportimeve në mediat izraelite se kryeministri izraelit do të pritej në Shtëpinë e Bardhë të hënën.

Një nga zyrtarët tha se Trump u zemërua pas komenteve që Netanyahu bëri në një intervistë për Fox News, pak para se presidenti amerikan të udhëtonte drejt Ankarasë për samitin e NATO-s, të mbajtur më 7-8 korrik.

Sipas një zyrtari tjetër, Trump vlerësoi se Netanyahu “nuk kishte të drejtë” të ndërhynte në procesin e shitjes së avionëve luftarakë.

Raporti thekson se Netanyahu kishte kërkuar një takim me Trumpin prej më shumë se dy javësh. Ai ka vizituar Zyrën Ovale gjashtë herë që nga rikthimi i Trumpit në presidencë në janar të vitit 2025.

Mediat izraelite kishin raportuar se Netanyahu planifikonte të udhëtonte drejt Uashingtonit këtë fundjavë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të senatorit të ndjerë Lindsey Graham dhe për t’u takuar me Trump të hënën. Megjithatë, udhëtimi u anulua pasi ceremonia u shty, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit.

Sipas Axios, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë konfirmuan se Netanyahu dëshironte një takim me Trumpin, por theksuan se asnjë takim nuk ishte konfirmuar apo përfshirë në axhendën e presidentit amerikan. Ata nuk përjashtuan mundësinë e një takimi në një vizitë të ardhshme të Netanyahut në Uashington.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA vendosi tarifa 25% ndaj mallrave braziliane, reagon presidenti i Brazilit: Nuk do t’i nënshtrohemi Amerikës

Brazili nuk do të bëjë lëshime ndaj Shteteve të Bashkuara dhe do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin e vet ekonomik dhe politik, tha Presidenti Luiz...
09:05 | 17/07/2026

OKB: Pothuajse një në tre persona nuk mund të përballojë një dietë të shëndetshme

Kostoja globale e një diete të shëndetshme është rritur me 25% gjatë pesë viteve të fundit, duke tejkaluar kufirin e varfërisë ekstreme dhe duke e...
09:03 | 17/07/2026

Ndërpritet në sekondën e fundit nisja e raketës Starship, pësoi 4 defekte motorësh

Nisja provë e mega-raketës Starship të kompanisë SpaceX u ndërpre në sekondën e fundit të enjten, pasi disa nga motorët nuk u ndezën, duke detyruar...
08:58 | 17/07/2026