Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030

Zinedine Zidane
17 Korrik 2026 | 20:37

Zinedine Zidane pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Kombëtares së Francës.

Sipas raportimeve të fundit, vendimi për t’ia besuar drejtimin e “Gjelave” legjendës franceze është marrë që në muajin nëntor dhe që prej atëherë nuk ka pasur dyshime rreth zgjedhjes. Ish-trajneri i Real Madridit mësohet se ka nisur tashmë përgatitjet për aventurën e re. Zidane thuhet se e ka përcaktuar stafin teknik që do ta shoqërojë në pankinën e Francës, ndërsa dokumentet e marrëveshjes pritet të nënshkruhen zyrtarisht gjatë këtij muaji.

Për 53-vjeçarin, marrja e drejtimit të Francës do të shënonte rikthimin në stol pas disa vitesh mungesë. Zidane nuk ka drejtuar një skuadër që prej largimit nga Real Madridi në vitin 2021. Gjatë periudhës së tij në krye të klubit spanjoll, ai shkroi historinë duke fituar tri herë radhazi Ligën e Kampionëve, si dhe trofe të tjerë të rëndësishëm.

Stoli i Francës është konsideruar prej kohësh destinacioni i tij i preferuar. Zidane është një nga figurat më të mëdha në historinë e futbollit francez, pasi si lojtar ndihmoi Kombëtaren të fitonte Kupën e Botës më 1998 dhe Kampionatin Evropian më 2000. Nëse marrëveshja konfirmohet, Zidane do ta udhëheqë Francën në disa nga turnetë më të rëndësishme ndërkombëtare. Objektivat e tij do të përfshijnë Ligën e Kombeve, Euro 2028 dhe Kupën e Botës 2030.

Pritshmëritë do të jenë jashtëzakonisht të larta, pasi Franca zotëron një nga brezat më të talentuar në futbollin botëror. Misioni i Zidane do të jetë ta shndërrojë këtë potencial në trofe dhe ta mbajë Kombëtaren mes pretendenteve kryesore në çdo kompeticion. Tashmë pritet vetëm nënshkrimi dhe njoftimi zyrtar, i cili do të hapte një kapitull të ri në historinë e Francës: atë të Zinedine Zidane si trajner i Kombëtares.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi pranë historisë në Kupën e Botës

Dy yjet e Barcelonës, Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi, janë gati të shkruajnë emrat e tyre në historinë e futbollit, përpara finales së Kupës së...
20:15 | 17/07/2026

Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit ndryshon protokollin VAR, mund ndërhyjë për të ndryshuar një karton

Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit (IFAB) ndryshoi protokollin VAR, i cili do të hyjë në fuqi nga kjo verë. VAR tani mund të ndërhyjë...
17:47 | 17/07/2026

FIFA zgjedh një arbitër evropian, zbulohet se kush do të arbitrojë finalen e Kupës së Botës

Finalja e Kupës së Botës midis Argjentinës dhe Spanjës të dielën do të arbitrohet nga Slavko Vincic i Sllovenisë, dy vjet pasi ai drejtoi një finale të Ligës...
17:33 | 17/07/2026