U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
Një egjiptian është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia bën me dije se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se organizonte në Shqipëri transportimin e emigrantëve që synonin të kalonin ilegalisht kufijtë me destinacion një nga vendet e BE-së.
Mësohet se ai për të shmangur kontrollet e Policisë, i transportonte një e nga një emigrantët, kryesisht egjiptianë. 34-vjeçari u arrestua në flagrance në autostradë në afërsi të Rinasit, duke transportuar drejt Shkodrës një emigrant. Policia sekuestroi edhe celularin e tij.
“Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni policor i koduar “Organizatori”. Vihet në pranga një shtetas egjiptian, banues në Krujë, që dyshohet se organizonte në vendin tonë, transportimin e emigrantëve (kryesisht egjiptianë) që synonin të kalonin ilegalisht kufijtë me destinacion një nga vendet e BE-së.
Për të shmangur kontrollet e Policisë ky shtetas i transportonte një e nga një shtetasit e huaj kryesisht egjiptianë. 34-vjeçari egjiptian u arrestua në flagrancë, në autostradë, në afërsi të Rinasit, duke transportuar drejt Shkodrës, 1 shtetas egjiptian. Sekuestrohet celulari i të arrestuarit.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, për një shtetas të përfshirë në organizimin e transportimin kundrejt pagesave, të emigrantëve që synojnë të kalojnë kufinjtë në kundërshtim me ligjin, në shtete të BE-së, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan operacionin e koduar “Organizatori”.
Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë mundësoi arrestimin në flagrancë, në autostradë, në afërsi të Rinasit, të autorit të dyshuar, shtetasit egjiptian, A. H., 34 vjeç, banues në Krujë, teksa transportonte drejt Shodrës, një shtetas egjiptian.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 34-vjeçari ishte organizator i dhënies ndihmë, shtetasve të huaj, kryesisht nga Egjipti, për kalim të kundërligjshëm të kufijve. Punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme