Spanja dhe Argjentina përballen në finalen e Botërorit 2026

19 Korrik 2026 | 08:49

Spanja dhe Argjentina do të përballen mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 21:00, në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, në një duel që premton spektakël mes dy prej kombëtareve më të mira të momentit.

Si rrallëherë në historinë e Botërorit, në finale do të përballen skuadra që mbajnë vendin e parë dhe të dytë në renditjen e FIFA-s. Spanja vjen si favorite në letër, pas një ecurie bindëse gjatë turneut dhe një loje dominuese që e ka çuar deri në aktin final.

Nga ana tjetër, Argjentina, e udhëhequr nga Lionel Messi, ka treguar karakter dhe forcë mentale gjatë gjithë kampionatit, duke përmbysur situata të vështira.

Për Spanjën, kjo është mundësia për të rikthyer trofeun e Botës pas suksesit historik të vitit 2010, ndërsa Argjentina synon të mbrojë të shtojë një tjetër trofe në historinë e saj të pasur.

Miliona tifozë në mbarë botën pritet të ndjekin një finale që premton emocione, dhe një betejë të fortë për titullin më të rëndësishëm në futbollin botëror.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbappe fiton “Këpucën e Artë”, Rodri shpallet lojtari më i mirë i turneut dhe rrëmben “Topin e Artë”

Kylian Mbappe është bërë lojtari i parë që fiton dy herë “Këpucën e Artë” të Kupës së Botës, pasi fitoi çmimin e golashënuesit më të...
07:56 | 20/07/2026

Argjentina humbet finalen e Kupës së Botës! Messi shpërthen në lot teksa tifozët brohorasin emrin e tij (VIDEO)

Lionel Messi nuk e përmbajti veten, u përlot. Superylli i Argjentinës dhe lideri i saj sapo kishte marrë medaljen e finalistit. Medaljen e argjendtë, që...
07:37 | 20/07/2026

Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos në shtesë finalen dramatike ndaj Argjentinës

Spanja është shpallur kampione e botës në vitin 2026 pasi ka mposhtur Argjentinën në finalen e madhe të zhvilluar në stadiumin “MetLife” në New Jersey....
23:15 | 19/07/2026