Jeta e egër në objektiv, dhjetëra fotografë nga Europa kalojnë “në sitë” liqenin e Shkodrës

4 Korrik 2021 | 13:18

Liqeni i Shkodrës mirëpriti këtë të shtunë dhjetëra fotografë nga e gjithë Europa, të cilët me objektivët e tyre panë nga afër shumëllojshmërinë e botës së egër në këtë habitat.

Të pajisur me aparate shumë modernë dhe me dashurinë e madhe për natyrën, fotografët përgjatë gjithë ditës vizituan me varkë liqenin dhe zona të ndryshme, ku patën rastin të shikonin specie të shumta të cilat ndodhen në liqenin e Shkodrës.

Nenad Mihajloviç, nga Serbia ka udhëtuar më shumë se 12 orë me autobus për t’u bërë pjesë e këtij turi.

“Është shumë bukur këtu dhe një natyrë e këndshme, jam shumë i kënaqur të shoh liqenin dhe zogjtë këtu. Më shumë po më pëlqen pelikani dhe zogjtë e tjerë”, – tha Mihajlovic.

Andrey Mihajlov, nga Maqedonia e Veriut ishte për herë të parë në Shkodër dhe u magjeps nga çfarë pa në objektivin e tij, me përjashtim të mbeturinave.

“Kam ardhur në Shkodër sepse ky qytet ka natyrë dhe gjallesa shumë të bukura. Është hera e parë këtu, mjedisi është shumë i bukur dhe ju duhet të kujdeseni më shumë për të. Ka mbetje të cilat nuk duhet të ishin aspak këtu. Këtu është çdo gjë e bukur, zogjtë dhe çdo gjë. Po shpresoj të shikoj disa pelikanë. Kam 3 vite që përdor aparatin dhe jam relativisht i ri në krahasim me grupin”, – tha fotografi Mihajlov.

Jetmir Troshani, një nga organizatorët e këtij turi, shprehet se një e mirë e këtyre organizimeve është afrimi mes njerëzve, ndërsa thekson se dokumentimi dhe njohja e të rinjve me këto gjallesa është tepër e rëndësishme për mbrojtjen e tyre.

Ndërsa për Ilir Hebovijën, fotograf dhe organizator i turit, fotot shërbejnë për të rikthyer dashurinë për liqenin si dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026