U kap me granata dhe tritol, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë. Rezulton me precedent të mëparshëm penal
Një 52-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi u kap në tentativë për të shitur lëndë plasëse.
Ai po transportonte granata luftarake, kapsolla detonatore dhe tritol, me qëllim shitjen e tyre. 52-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm penal.
I arrestuari u identifikua si Petrit Çeça. Policia sekuestroi 2 granata dore luftarake, 2 ndezës unifikues, 600 gramë lëndë plasëse, një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim, si dhe 6 kapsolla detonatore.
“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”. Goditet një rast i tentativës së shitjes së lëndëve plasëse.
Po transportonte granata luftarake, kapsolla detonatore dhe lëndë plasëse (tritol), me qëllim shitjen e tyre, kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal.
Sekuestrohen granata dore luftarake, ndezës unifikues granatash, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim, si dhe kapsolla detonatore.
Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porosia”.
Gjatë operacionit, në rrugën “Kastriotët”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi P. Ç., 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.
Gjatë kontrollit të qeses që mbante me vete, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 granata dore luftarake, 2 ndezës unifikues, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim, si dhe 6 kapsolla detonatore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë
Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës
Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm
- 11:47 Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë
- 11:39 Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës
- 11:31 Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm
- 11:24 Shfaqi probleme gjatë një zhytjeje në zonën e Radhimës, ndërron jetë turistja nga Finlanda. Detajet e para
- 11:17 Seanca paraprake, ish-kryebashkiaku i Divjakës paraqitet në GJKKO (VIDEO)
- 11:08 “Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë