Scaloni paralajmëron largimin nga Argjentina pas finales së Kupës së Botës, shpërthen në lot gjatë konferencës për mediat (VIDEO)
Lionel Scaloni dështoi ta udhëhiqte Argjentinën drejt një tjetër titulli, me Spanjën superiore që iu përkul Albiceleste-s dhe fitoi trofeun e Kupës së Botës. Trajneri i kombëtares argjentinase u shfaq i ngarkuar emocionalisht në konferencën për shtyp pas finales dhe shpërtheu në lot, në pamundësi të përfundonte deklaratat e tij.
Sakaq, trajneri 48-vjeçar la të hapur mundësinë e largimit nga kombëtarja e atdheut të tij, me kontratën që i skadon në muajt në vijim.
“Nuk kam folur me Leon,” tha ai fillimisht në lidhje me të ardhmen e Lionel Messit, përpara se të vazhdonte të fliste për të ardhmen e tij, duke thënë se do të flas me presidentin.
“Kam një ide të përgjithshme se çfarë dua të bëj. Do ta respektoj kontratën time dhe pastaj do ta shohim. Gjithashtu ndiej nevojën për të menduar. Nuk e di nëse do të jetë e mundur të përjetoj diçka kaq të madhe përsëri. Ndoshta. Do të duhet ta diskutojmë. Jam mirënjohës ndaj presidentit për këtë mundësi. Ne u përpoqëm deri në momentin e fundit, si stafi i trajnerëve ashtu edhe lojtarët, të jepnim gjithçka, dhe mendoj se është e drejtë që e shfrytëzoj këtë kohë për të menduar. Ky vend është i mrekullueshëm. Është një vend ëndrrash, një vend që nuk e kisha imagjinuar kurrë se do ta gjeja. Le të shohim nëse mund të ndalem.
Askush nga stafi i trajnerëve nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të ishte në këtë pozicion. Për të vazhduar, duhen shumë gjëra, si të bësh një fillim të ri dhe të rindërtosh një ekip si ky, gjë që nuk ka gjasa të ndodhë përsëri. Dhe kjo më dhemb, më dhemb shumë. Më vjen keq”, u shpreh ai.
Teksa ishte drejt mbylljes së deklaratës së tij, Skaloni kërkoi falje dhe u ngrit i ngarkuar emocionalisht nga tavolina.
Festë, muzikë dhe paradë, kampionët e Kupës së Botës priten nga 2 milionë tifozë në Madrid
FIFA nis hetimet për skenat e dhunës në finalen e Kupës së Botës
Triumf, tension dhe transformim, momente përcaktuese të Kupës së Botës 2026
- 10:14 Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut
- 09:55 U sulmuan me thikë në Athinë, plagosen dy turistë, policia arreston të dyshuarin
- 09:53 Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh
- 09:45 Vodafone Albania teston për herë të parë në Shqipëri teknologjine e re, që kombinon AI me robotikën, për fuqizimin automatik të rrjetin celular
- 09:40 Shtetet e Gjirit po mbajnë barrën e hakmarrjes së Iranit, pse nuk kundërpërgjigjen?
- 09:37 Kosova mirëpret Kampionatin Ballkanik U17 për vajza në volejboll