​Kosova mirëpret Kampionatin Ballkanik U17 për vajza në volejboll

21 Korrik 2026 | 09:37

Ferizaj sot bëhet qendra e volejbollit ballkanik me fillimin e Kampionatit Ballkanik U17 për vajza, i cili do të zhvillohet deri më 25 korrik në Pallatin e Sporteve “Bill Clinton”.

Nën organizimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe me mbështetjen e Balkan Volleyball Association, në këtë kampionat marrin pjesë gjashtë kombëtare Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Turqia, Mali i Zi dhe Moldavia

Kombëtarja e Kosovës U17 hyn në këtë kampionat pas një periudhe përgatitore intensive, gjatë së cilës volejbollistet e reja zhvilluan grumbullime dhe stërvitje në Skenderaj, si dhe ndeshje kontrolluese, me synimin për t’u paraqitur sa më mirë para publikut vendas.

Ndeshjet e ditës së parë nisin në orën 15:00, kur përballen Turqia dhe Moldavia, ndërsa në orën 17:30 do të luajnë Bullgaria dhe Shqipëria. Takimi që pritet me interesin më të madh është ai i orës 20:00, ku Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Malin e Zi.

Gjatë pesë ditëve të kampionatit, Kosova do të zhvillojë gjithsej pesë ndeshje. Pas sfidës së sotme me Malin e Zi, vajzat e Kosovës do të përballen me Turqinë më 22 korrik, Bullgarinë më 23 korrik, Shqipërinë më 24 korrik dhe Moldavinë më 25 korrik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të 7 prokurorëve serbë që kishin dhënë dorëheqje...
10:14 | 21/07/2026

Kosovë, aksident i rëndë në Istog, dy të vdekur dhe 3 të plagosur

Dy persona kanë vdekur, duke përfshirë një të mitur, pas një aksidenti të rëndë trafiku në fshatin Shushicë të komunës së Istogut. Ngjarjen e rëndë...
19:02 | 20/07/2026

Refuzohet kërkesa e pesë prokurorëve serbë për t’u rikthyer në Prokurorinë e Mitrovicës së Veriut

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka refuzuar kërkesën e pesë prokurorëve serbë për t’u rikthyer në vendet e tyre të punës në Prokurorinë Themelore të...
16:18 | 20/07/2026