Armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe transportim të emigrantëve të paligjshëm, arrestohen 3 persona

20 Korrik 2026 | 11:01

Janë vënë në pranga nga policia e Vlorës mbrëmjen e djeshme tre persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, përkatësisht për armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe transportimin të emigrantëve që synonin të kalonin ilegalisht kufirin drejtnë Greqisë.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga kanë rënë shtetasi D. M., 26 vjeç, të cilit pas ndalimit nga policia gjatë kontrollit iu gjet 1 armë zjarri. Në pranga ka rënë shtetasi H. Z., 31 vjeç, i cili pasi dhunoi punonjësit e OSHEE-së, i mori makinën e kompanisë dhe gjatë ndalimit iu gjet edhe një mjet prerës thikë. Ndërkohë, është vënë dhe në pranga personi i tretë, shtetasi M. Q., 30 vjeç, i cili u kap pasi duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen” 5 shtetas (4 nga Shqipëria, 1 nga Kosova), të cilët synonin të kalonin ilegalisht në Greqi.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohen në 24 orë, 3 operacione kundër: armëmbajtjes pa leje, vjedhjes me dhunë dhe transportimit të shtetasve që synojnë të kalojnë ilegalisht, në Greqi.

Arrestohen 3 shtetas, prej të cilëve: njëri lëvizte me taksi, i armatosur me pistoletë; tjetri vodhi 1 automjet të OShEE-së, pasi dhunoi punonjësin që e drejtonte, ndërsa shtetasi i tretë transportonte 5 shtetas nga Shqipëria dhe Kosova, që kishin pengesa për lëvizjen në zonën “Schengen”.

Sekuestrohen arma e zjarri (pistoletë) me krehrin dhe me fishekët, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe automjeti me të cilin transportoheshin shtetasit.

-Shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin e koduar “Pasagjeri”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 26 vjeç, banues në fshatin Babrru, Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, kryer pas ndalimit të taksisë me të cilën lëvizte, 26-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me krehër dhe me fishekë, që posedohej pa leje.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe me shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, finalizuan operacionin e koduar “Thirrja”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi H. Z., 31 vjeç, banues në fshatin Vanë. Ai u lokalizua dhe u kap pak orë pas kallëzimit të një punonjësi të OSHEE-së, se një shtetas e kishte dhunuar për t’i vjedhur automjetin e kompanisë, i cili u gjet dhe iu kthye subjektit, në zbatim në urdhrit të prokurorit. Më tej, gjatë kontrollit fizik, shtetasit H. Z. iu gjet 1 armë e ftohtë (thikë).

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë finalizuan operacionin e koduar “Barriera”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë, në afërsi të PKK Qafë Botë, shtetasi M. Q., 30 vjeç, banues në Belsh, pasi transportonte me automjeti tip “Volkswagen”, 5 shtetas (4 nga Shqipëria, 1 nga Kosova), të cilët synonin të kalonin ilegalisht, në Greqi, sepse kishin pengesa për lëvizjen në zonën “Schengen”.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë

Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht lidhur me një konflikt të regjistruar në qytetin e Durrësit. Policia bën...
11:47 | 21/07/2026

Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

Këtë të martë është zhvilluar seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isain dhe 14 të pandehur zyrtarë të bashkisë dhe ARRSH-së. Pas nisjes së...
11:39 | 21/07/2026

Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan kanë zbuluar detaje të reja...
11:31 | 21/07/2026