Gjyqi “Partizani”, dëshmia e Urim Mujës: S’kam qenë ndonjëherë te ish klubi, nuk e di ku ndodhet

20 Korrik 2026 | 13:28

Ish-drejtori i Administratës dhe Shitjes së Pronës në Ministrinë e Financave, Urim Muja këtë të hënë ka dëshmuar në GJKKO lidhur me dosjen “Partizani”.  

Gjatë dëshmisë së tij, Muja sqaroi se ka shërbyer në Ministrinë e Financave gjatë periudhave 1992-1996 dhe 2006-2013. Ai shpjegoi se funksioni i drejtorisë që ai drejtonte ishte lidhja e kontratës së shitjes fillimisht sapo dosja mbërrinte e kompletuar nga Ministria e Ekonomisë.

Lidhur me mungesën e dokumenteve të caktuara gjatë procesit, ai sqaroi se ky ishte një fenomen i zakonshëm dhe se ndiqej gjithmonë e njëjta procedurë filtrimi nga sektori i shitjes: nëse konstatohej mungesë, palës i kërkohej thjesht plotësimi dhe sjellja e dokumentit. Ai deklaroi se nuk ka qenë asnjëherë te ish-klubi.

“Kam qenë i punësuar në Ministrinë e Financave në ‘92-96 mos gaboj, në 2006 deri në 2013, pastaj pa punë. Funksioni im, drejtor administrate dhe shitje prone. Sipas ligjit, lidhnim kontratë shitje sapo dosja vinte nga Ministrinë e Ekonomisë. Kjo është dosje normale si gjithë të tjerat, pra kishte një praktikë, detajet si mbaj mend, jam i sigurt që e kemi bërë konform ligjit.

Nuk ka element përjashtimor, jam i sigurt që s’kishte asgjë të pazakonte si dhjetra dosje të tjera që na kanë ardhur, asnjë problem të pazakontë s’kemi patur në atë dosje. Mungon një dokument, i kemi thënë hajde bjere si për dhjetra raste të tjera, asnjë përjashtim, sa e sa herë mungojnë dokumente dhe i themi palës plotësoje, sille, nëse e ka e sjell kaq.

Ajo dosje kalon nëpër filtra në sektorinin e shitjes ka thënë duhet edhe kjo shkresë, siç kemi vepruar për këtë kemi vepruar çdo rast tjetër. Nuk e kam parë ndonjëherë ku ndodhet ish klubi, skam qenë asnjëherë.

Letrat me vlerë janë përdorur edhe para administratës ku kemi qenë ne, absolutisjt që janë përdorur edhe në raste të tjera, me emra smë kujtohen por janë përdorur sipas ligjit. Sikur kjo dosje të krijohej sot, të shkonin tek drejtoria që kam qenë, ata do e shesin, se i detyron ligji jo dikush a diçka tjetër”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë

Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht lidhur me një konflikt të regjistruar në qytetin e Durrësit. Policia bën...
11:47 | 21/07/2026

Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

Këtë të martë është zhvilluar seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isain dhe 14 të pandehur zyrtarë të bashkisë dhe ARRSH-së. Pas nisjes së...
11:39 | 21/07/2026

Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan kanë zbuluar detaje të reja...
11:31 | 21/07/2026