Makina përmbyset në afërsi të Gramshit, dy persona përfundojnë në spital

20 Korrik 2026 | 15:25

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të hëne në afërsi të Gramshit.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit, ndërsa shkak paraprak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë.

Si pasojë, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipet e emergjencës, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë

Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht lidhur me një konflikt të regjistruar në qytetin e Durrësit. Policia bën...
11:47 | 21/07/2026

Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

Këtë të martë është zhvilluar seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isain dhe 14 të pandehur zyrtarë të bashkisë dhe ARRSH-së. Pas nisjes së...
11:39 | 21/07/2026

Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan kanë zbuluar detaje të reja...
11:31 | 21/07/2026