Rriten me 32% të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara, 132 milionë lekë në 6 muaj

20 Korrik 2026 | 16:13

Të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara janë rritur me mbi 30% gjatë këtij viti. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) njofton se gjatë periudhës janar–qershor 2026 ka arkëtuar 132 milionë lekë, kundrejt 100 milionë lekëve në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Sipas të dhënave zyrtare, rritja prej 32% lidhet me administrimin më efikas të portofolit të pasurive, zgjerimin e numrit të aseteve të dhëna me qira, si dhe zbatimin e një politike aktive për maksimizimin e vlerës ekonomike të tyre.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, të ardhurat mujore nga qiradhënia kanë qenë vazhdimisht më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm në muajin qershor janë arkëtuar rreth 23 milionë lekë, nga 18 milionë lekë që ishin në qershor të vitit 2025.

AAPSK thekson se mbetet e angazhuar për administrimin transparent, profesional dhe efikas të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, me synimin që këto asete të gjenerojnë të ardhura në interes të shtetit dhe qytetarëve.

Sipas Agjencisë, rritja e vazhdueshme e të ardhurave nga qiradhënia konfirmon se administrimi aktiv i këtyre pasurive është një instrument i rëndësishëm jo vetëm për ruajtjen e vlerës së tyre, por edhe për krijimin e të ardhurave që mbështesin financimin e institucioneve ligjzbatuese dhe projekteve me interes publik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë

Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht lidhur me një konflikt të regjistruar në qytetin e Durrësit. Policia bën...
11:47 | 21/07/2026

Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

Këtë të martë është zhvilluar seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isain dhe 14 të pandehur zyrtarë të bashkisë dhe ARRSH-së. Pas nisjes së...
11:39 | 21/07/2026

Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan kanë zbuluar detaje të reja...
11:31 | 21/07/2026