Tensione në New Delhi, protestuesit përplasen me policinë pranë Parlamentit (VIDEO)
Policia indiane përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj gome për të shpërndarë mijëra protestues që marshuan drejt Parlamentit në New Delhi, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Arsimit, Dharmendra Pradhan, për shkak të skandaleve të dyshuara me provimet e pranimit në universitete.
Sipas një gazetari të AFP-së, forcat e rendit ndërhynë pranë sheshit kryesor të kryeqytetit për të ndaluar marshimin, i cili ishte shpallur i paligjshëm nga autoritetet disa ditë më parë.
Protesta u organizua nga lëvizja e re qytetare “Partia Popullore e Buburrecave” (CJP), e krijuar në internet, e cila akuzon qeverinë për dështime dhe parregullsi në sistemin e provimeve.
“Ne duam që qeveria të na dëgjojë, jo të na heshtë”, deklaroi një nga protestuesit, 19-vjeçari K.M. Gulshan.
Policia kishte vendosur masa të rrepta sigurie rreth Parlamentit dhe kishte paralajmëruar se çdo person që shkelte ndalimin e protestës do të përballej me ndjekje penale. Megjithatë, mijëra studentë sfiduan shiun dhe barrikadat për t’u bashkuar në marshim.
Në rrjetin social X, organizatorët reaguan ndaj ndërhyrjes së policisë duke pyetur: “A jemi në një zonë lufte? Pse po përdoret gaz lotsjellës kundër protestuesve paqësorë?”
Edhe opozita reagoi në Parlament. Kreu i saj në Dhomën e Lartë, Mallikarjun Kharge, dënoi përdorimin e forcës nga policia, duke deklaruar se “qeveria po përpiqet t’i heshtë protestuesit”, ndërsa shtoi se çështja lidhet me të ardhmen e qindra mijëra të rinjve.
Kryeministri Narendra Modi, në fjalën e tij në hapje të sesionit parlamentar, nuk iu referua protestave.
Lëvizja u krijua pas skandaleve të përsëritura në provimet e pranimit në universitetet indiane. Në muajin maj, autoritetet anuluan provimin kombëtar të pranimit në fakultetet e mjekësisë, ku kishin marrë pjesë mbi dy milionë kandidatë, pas dyshimeve për mashtrim. Sipas mediave lokale, anulimi i provimit u shoqërua edhe me disa raste vetëvrasjesh të kandidatëve.
Protestat janë përhapur në disa qytete të Indisë, duke mbledhur mijëra të rinj të pakënaqur me sistemin arsimor dhe mungesën e mundësive për punësim.
Ndërkohë, lëvizja mbështetet edhe nga aktivisti Sonam Wangchuk, i cili ndodhet në grevë urie që prej 28 qershorit. Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ai u dërgua me forcë në spital nga policia, ndërsa bashkëshortja e tij e cilësoi ndalimin si të paligjshëm. Në shenjë solidariteti, themeluesi i lëvizjes, Abhijit Dipke, ka njoftuar se do të nisë gjithashtu një grevë urie pa afat.
BREAKING ⚠️ Indian 🇮🇳 Capital New Delhi Blocked — Youth-led protests have surrounded the city, rising against the Modi government. Streets remain paralyzed as demonstrations intensify. pic.twitter.com/EvVvmQuG6W
— Defence Insider (@defence_insider) July 20, 2026
🚨 BREAKING: Security forces deployed smoke bombs to disperse demonstrators as the CJP protest reached near the Indian Parliament in New Delhi.
— Indian Observer (@ag_Journalist) July 20, 2026
The situation remains tense, with security personnel working to prevent protesters from advancing further.#CJPProtest #Delhi… https://t.co/S782mHtS2S pic.twitter.com/2foXPeDpOQ
Gen Z protest of India parliaments pic.twitter.com/jMtAJJslR7
— Vikas Kumar (@vikashyadav9555) July 20, 2026
Plagosen 3 persona pas sulmit në një anije në Detin e Zi
Mijëra faqe interneti u mbyllën për transmetime të paligjshme të Kupës së Botës
Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 13:17 Plagosen 3 persona pas sulmit në një anije në Detin e Zi
- 13:00 Mijëra faqe interneti u mbyllën për transmetime të paligjshme të Kupës së Botës
- 12:41 Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 12:30 Ligjvënësit francezë votojnë sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë
- 11:47 Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë