Rrëzohet avioni i forcave ajrore, të paktën 45 të vdekur në Filipine

4 Korrik 2021 | 16:53

Të paktën 45 persona mbetën të vrarë kur një avion i forcave ajrore filipinase u rrëzua të dielën në jug të vendit dhe mori menjëherë flakë.

Avioni i llojit “Lockheed C-130” u rrëzua në lokalitetin Patikul, në ekstremin jugor të shtetit arkipelag, ku ushtria ka zhvilluar një betejë të gjatë kundër militantëve islamikë të grupit “Abu Sajaf” dhe fraksioneve të tjera.

Ministri i Mbrojtjes deklaroi se nga incidenti dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe saktësoi se në bord ndodheshin 92 persona.

Ndërsa një zëdhënës i ushtrisë tha se nuk kishte të dhëna që të tregonin se avioni kishte rënë pre e një sulmi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026