Festivali i Këngës për Fëmijë, edicioni i 59-të ngjit në skenë 18 talente te reja
18 fëmijë janë ngjitur të shtunën në skenën e Festivalit Mbarë Kombëtar për Fëmijë, para sheshit të Bashkisë në Shkodër, duke rikthyer festivalin pranë audiencës pas një viti të vështirë pandemik.
Ky edicion i 59-të siç çdo herë tjetër, kurorëzoi me çmime tre talente të reja, por në të njëjtën kohë nuk dhuroi vetëm spektakël muzike por edhe performanca me valle tradicionale.
Merina Daka është e vogla që rrëmbeu çmimin e parë në festivalin e Këngës, të cilin ja dedikon të atit.
“Ndihem shumë e lumtur, nuk e prisja aspak që të fitoja. Jam dhe e lumtur sepse është kënga për babin, ai në këto momente do të jetë shumë i lumtur”, u shpreh vogëlushja.
Viti ardhshëm përkon me 60-vjetorin, edicion jubile i këtij festivali dhe përgatitjet duhet të nisin që tani shprehet mjeshtri i madh Kujtim Alia për ti dhënë rëndësinë e duhur këtij festivali i cili ka zbuluar mjaft talente.
“Në këtë natë u treguam të gjitha trevave shqipfolëse që talentet nuk mungojnë. Besoj se do t’i dhurojmë publikut shqiptar një festival të 60 jubilar që të kurorëzojë me sukses atë punë të gjatë dhe në një mënyrë të plotësojë fondin e artë të këngës shqiptare për fëmijë”, tha z. Alia.
Një surprizë e natës së kaluar mbeti rikthimi në skenë e të vetmes këngë të kompozuar shumë vite më parë të “Mjeshtrit të Madh”, Kujtim Alisë.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet