UKMTO: Ekuipazhi i anijes së goditur në Ngushticën e Hormuzit e ka braktisur mjetin lundrues
Ekuipazhi i anijes së goditur në ngushticën e Hormuzit e ka braktisur mjetin lundrues
Ekuipazhi i anijes, e cila raportohet se u godit të hënën në Ngushticën e Hormuzit, e ka braktisur mjetin lundrues dhe aktualisht ndodhet në një varkë shpëtimi. Kështu bëri të ditur qendra e Operacioneve Detare Tregtare të Mbretërisë së Bashkuar, UKMTO në një përditësim të bërë herët të marten.
UKMTO-ja shtoi se nuk është raportuar për ndonjë ndikim në mjedis. Më herët, në një deklaratë të transmetuar nga media shtetërore IRNA, Garda Revolucionare e Iranit pretendoi se kishte goditur dy cisterna që nuk zbatonin rregullat, të cilat po përpiqeshin të kalonin përmes Ngushticës së Hormuzit.
Më parë, UKMTO-ja kishte njoftuar se kishte marrë një raportim se një anije ishte goditur nga një predhë e panjohur tetë milje detare në verilindje të Limahut, në Oman, pasditen e së hënës.
Ky raportim erdhi pasi dy anije të tjera u goditën të dielën nga predha pranë brigjeve të Omanit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
Qeveria e re britanike nis punën me uljen e faturave, Burnham heq tarifën shtesë mbi energjinë elektrike
37.5 miliardë dollarë për pesë muaj luftë me Iranin, Hegseth kërkon 87 miliardë të tjera
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
- 18:02 Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion
- 17:59 Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
- 17:55 Qeveria e re britanike nis punën me uljen e faturave, Burnham heq tarifën shtesë mbi energjinë elektrike
- 17:49 Policia zbardh aksidentin: 1 i vdekur dhe 2 të plagosur; kamioni me pompë betoni u përplas me një automjet dhe ra nga ura
- 17:43 37.5 miliardë dollarë për pesë muaj luftë me Iranin, Hegseth kërkon 87 miliardë të tjera