Policia zbardh aksidentin: 1 i vdekur dhe 2 të plagosur; kamioni me pompë betoni u përplas me një automjet dhe ra nga ura

22 Korrik 2026 | 17:49

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të kryeqytetit.

Sipas policisë, rreth orës 16:20, në një nga rrethrrotullimet e Unazës së Madhe, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, kamioni ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor që të çon drejt Elbasanit.

Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia bën me dije se dy personat që ndodheshin në kamion janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse viktima ishte drejtuesi i mjetit apo personi që ndodhet aktualisht në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion

Një vatër zjarri është shfaqur këtë të mërkurë në Voskopojë, në zonën e njohur si “Antenat” ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
18:02 | 22/07/2026

Detaje nga aksidenti te Unaza e Madhe me një viktimë, mjeti i tonazhit të rëndë ra nga ura pas përplasjes me fuoristradën

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një person...
16:52 | 22/07/2026

Aksident i rëndë në Unazën e Madhe të Tiranës, mjeti i tonazhit të rëndë del nga rruga dhe bie nga ura (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një automjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe ka...
16:31 | 22/07/2026