Detaje nga aksidenti te Unaza e Madhe me një viktimë, mjeti i tonazhit të rëndë ra nga ura pas përplasjes me fuoristradën
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, ku dyshohet se një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.
Nga pamjet e siguruara nga Euronews dhe burime nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se një automjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet tip fuoristradë, e cila është shkatërruar plotësisht nga përplasja.
Pas aksidentit, mjeti i tonazhit të rëndë ka thyer barrierat mbrojtëse të urës dhe ka përfunduar duke rënë poshtë, në rrugën tjetër, ku edhe ai ka pësuar dëmtime të shumta.
Nga burime paraprake pranë vendit të ngjarjes mësohet se, si pasojë e aksidentit, dyshohet se ka humbur jetën drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë, shtetas i huaj. Të plagosur kanë mbetur personi tjetër që udhëtonte në mjetin e tonazhit të rëndë, gjithashtu shtetas i huaj po ashtu edhe drejtuesi i mjetit “Foristrade”, një 28-vjeçar shqiptar.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Mjeti i tonazhit të rëndë thyen barrierat dhe bie poshtë te Unaza e Madhe, dyshohet për viktima pic.twitter.com/7tgIukDZvh
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 22, 2026
Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion
Policia zbardh aksidentin: 1 i vdekur dhe 2 të plagosur; kamioni me pompë betoni u përplas me një automjet dhe ra nga ura
Aksident i rëndë në Unazën e Madhe të Tiranës, mjeti i tonazhit të rëndë del nga rruga dhe bie nga ura (VIDEO)
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
- 18:02 Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion
- 17:59 Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
- 17:55 Qeveria e re britanike nis punën me uljen e faturave, Burnham heq tarifën shtesë mbi energjinë elektrike
- 17:49 Policia zbardh aksidentin: 1 i vdekur dhe 2 të plagosur; kamioni me pompë betoni u përplas me një automjet dhe ra nga ura
- 17:43 37.5 miliardë dollarë për pesë muaj luftë me Iranin, Hegseth kërkon 87 miliardë të tjera