Policia njofton ndëshkimin e mijëra shoferëve në ditë për sjellje të rrezikshme në rrugë
Drejtimi i pakujdesshëm i automjetit është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore. Gjatë 24 orëve të fundit, nga kontrollet e kryera janë gjobitur dhe dënuar me pezullim të lejes së drejtimit me dhjetëra shoferë.
Ndëshkimet më të rënda me gjobë janë vendosur për shofer që nuk respektojnë semaforët, duke u gjobitur deri me 30 mijë lekë të reja.
Ndërsa sa i takon shkeljes për tejkalim shpejtësi rasti më ekstrem është konstatuar në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, ku një 20-vjeçar po udhëtonte me 180 km/h. Ai është ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit për 6 muaj, 20 pikë të zbritura nga patenta si dhe me gjobë 23 mijë lekë të reja.
Por gjithashtu, Policia Rrugore njofton se janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Në total gjatë 24 orëve, Policia Rrugore ka pezulluar gjithsej 57 leje drejtimi, nga të cilat 38 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara. Ndërsa 19 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur në masë deri në 0.62 mg/l konstatuar në Tiranë.
Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2482 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht 412 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 324 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 746 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mos rregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 178 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 711 masa për parakalime të gabuara dhe 111 masa për mos ruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksidenti me katër të vdekur në një familje, arrestohet i riu me “Audi”
Aksidenti me 4 viktima, Gjykata e Vlorës cakton masën e sigurisë për 22-vjeçarin
90 të vdekur nga aksidentet në 5 muaj, në 80% të rasteve shkak shoferët
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni