Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri

22 Korrik 2026 | 16:25

Prishja e armëpushimit SHBA-Iran ka rikthyer rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ndërsa efektet kanë nisur të ndihen edhe në tregun vendas. Në pikat e karburanteve në Shqipëri, një litër naftë po shitet deri në 206 lekë, nga rreth 175 lekë që ishte çmimi rreth 20 ditë më parë.

Nafta ka shënuar rritje të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare, pasi tensionet e reja në Lindjen e Mesme kanë shtuar shqetësimet për furnizimin global. Çmimi i naftës Brent është afruar pranë 95 dollarëve për fuçi, ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit është rritur me rreth 4%. Krahasuar me fillimin e muajit korrik, çmimi është rreth 20% më i lartë.

Edhe pse kontratat në tregjet ndërkombëtare lidhen me furnizime për muajt e ardhshëm, në Shqipëri ndryshimet janë reflektuar më shpejt. Një vëzhgim në pikat e karburanteve në Tiranë tregon se një litër naftë shitet deri në 206 lekë, rreth 30 lekë më shumë se çmimi i fundit tavan prej 176 lekësh, i vendosur nga Bordi i Transparencës përpara shkrirjes së këtij mekanizmi nga qeveria.

Rritje është regjistruar edhe te benzina, e cila nga 166 lekë për litër që ishte çmimi i fundit i përcaktuar nga bordi, tashmë tregtohet rreth 189 lekë.

Ndryshe nga më herët, çmimet e karburanteve nuk përcaktohen më nga një mekanizëm administrativ, por nga operatorët e tregut, bazuar në kostot e importit dhe luhatjet në bursat ndërkombëtare.

Nëse tensionet gjeopolitike vijojnë dhe çmimi i naftës ruan tendencën rritëse, ndikimi mund të shtrihet përtej pikave të karburantit. Kostot më të larta të transportit mund të reflektohen edhe në çmimet e mallrave dhe shërbimeve, duke shtuar presionin mbi buxhetet familjare dhe aktivitetin e bizneseve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

Adaptimi i ri i regjisorit Christopher Nolan, The Odyssey, ka nisur me sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke arkëtuar 264 milionë dollarë gjatë fundjavës...
17:59 | 22/07/2026

Qeveria e re britanike nis punën me uljen e faturave, Burnham heq tarifën shtesë mbi energjinë elektrike

Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, zhvilloi mbledhjen e parë të kabinetit të tij qeveritar, ku njoftoi heqjen e tarifës së shtuar...
17:55 | 22/07/2026

37.5 miliardë dollarë për pesë muaj luftë me Iranin, Hegseth kërkon 87 miliardë të tjera

Lufta pesëmujore me Iranin i ka kushtuar Shteteve të Bashkuara 37.5 miliardë dollarë, një rritje prej 8 miliardë dollarësh krahasuar me vlerësimet e publikuara në...
17:43 | 22/07/2026