PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale

23 Korrik 2026 | 08:43

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi këtë të enjte i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Konferencës së Kryetarëve për zgjatjen me 3 muaj të Komisionit të Reformës Territoriale.

Sipas dokumentit zyrtar të depozituar pranë Kuvendit, kërkesa arsyetohet me nevojën për të vijuar punën edhe gjatë muajit gusht, me qëllim përmbushjen e plotë të detyrimeve dhe objektivave të përcaktuara në projektkalendarin e punës.

Boçi argumenton se një pjesë e konsiderueshme e aktiviteteve thelbësore nuk janë realizuar ende. Dy kërkesat kryesore janë zgjatja e mandatit me 3  muaj, në mënyrë që puna e Komisionit të vijojë edhe gjatë muajit gusht dhe marrja e opinionit zyrtar nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës mbi rekomandimet dhe sugjerimet e Komisionit përpara se projektpropozimi përfundimtar të kalojë për votim në Kuvend.

Kërkesa e plotë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dalin pamjet, momenti kur Shehaj nxirret nga ambientet e Kuvendit nga Garda (VIDEO)

Pamje të reja janë publikuar nga momenti kur kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj nuk u lejua të futej në ambientet e Kuvendit. Ai u...
11:16 | 23/07/2026

Përplasjet jashtë Parlamentit, shoqërohet protestuesi i parë

Pas tensioneve të shumta që kanë shoqëruar protestën e sotme para Kuvendit dhe në akset kryesore të kryeqytetit, Policia e Shtetit ka kryer shoqërimin e...
11:07 | 23/07/2026

Protesta para Kuvendit, Bardhi: Nuk duhet të ndihemi të rrezikuar nga kritikat, por nga kërkesat. Replikon Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në nisje të seancës plenare foli lidhur me situatën jashtë Kuvendit ku...
11:02 | 23/07/2026