Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
Mbretëria e Bashkuar dënoi ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj cisternave saudite të naftës, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për jetën, mjedisin dhe sigurinë rajonale.
Në një reagim zyrtar, Zyra e Jashtme, e Komonuelthit dhe Zhvillimit shprehu solidaritet me Arabinë Saudite dhe u bëri thirrje rebelëve Huthi të ndalin sulmet.
Sipas Agjencisë së Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar, një anije cisternë u përfshi nga flakët pasi u godit rreth 70 milje detare në jugperëndim të portit saudit Al Shuqaiq.
Grupi Huthi mori përgjegjësinë për sulmin, duke deklaruar se kishte shënjestruar dy cisterna saudite me dronë dhe raketa, me arsyetimin se ato kishin shkelur bllokadën detare të shpallur prej tyre.
Ngjarja ka shtuar shqetësimet për zgjerimin e kërcënimeve ndaj transportit detar nga Ngushtica e Hormuzit drejt Detit të Kuq dhe Ngushticës Bab al-Mandeb, dy korridore strategjike për tregtinë globale të naftës.
Sulmet ndodhën vetëm pak orë pasi presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se SHBA-ja do të godiste ura ose termocentrale iraniane sa herë që Teherani do të sulmonte një anije në Ngushticën e Hormuzit. Deklarata u pa si një tjetër përshkallëzim i tensioneve pas dështimit të armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit.
Në reagim, Irani paralajmëroi se do të hakmerrej ndaj infrastrukturës dhe aseteve energjetike të lidhura me Shtetet e Bashkuara në rajon, nëse Uashingtoni do të zbatonte kërcënimet e tij.
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet