Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

23 Korrik 2026 | 22:26

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës (PalTrade), ka paraqitur një plan për rimëkëmbjen e Gazës, duke ua ofruar udhëheqësve botërorë.

Sipas Vlerësimit të Shpejtë të Dëmeve dhe Nevojave (RDNA) të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Bankës Botërore, të publikuar në prill, Rripi i Gazës ka nevojë për rreth 71.4 miliardë dollarë për t’u rikuperuar gjatë 10 viteve të ardhshme.

Raporti thekson se kjo shumë është shtatë herë më e lartë, në terma realë, se kostoja e kombinuar e rindërtimit të Gazës në periudhat e mëparshme. Sipas autorëve, kjo shifër përfshin vetëm kostot ekonomike dhe fizike të dëmeve të shkaktuara, pa llogaritur pasojat e tjera sociale dhe njerëzore.

Raporti i ri nga Oxfam, MAS dhe PalTrade tregon se zhvillimi njerëzor në Gaza është kthyer pas me 77 vite. Studiuesi i lartë në MAS, Misyef Jamil, deklaroi se procesi i rindërtimit nuk mund të ecë përpara pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të palestinezëve.

“Rindërtimi nuk është vetëm një detyrë humanitare; është edhe politike. Një plan i hartuar në kryeqytetet e huaja, sado i financuar mirë, do të ishte një ushtrim kozmetik – thjesht një formë tjetër kontrolli mbi tokën dhe jetët palestineze. Konsultimet tona në të gjithë Gazën mbartën një mesazh të pagabueshëm: asgjë për të ardhmen tonë pa ne”, tha studiuesi.

Raporti zbulon gjithashtu se rreth 26.3 miliardë dollarë do të nevojiten vetëm gjatë 18 muajve të parë të rindërtimit, për të rikthyer shërbimet bazë, rindërtuar infrastrukturën kritike dhe mbështetur rimëkëmbjen ekonomike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026

Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite

Mbretëria e Bashkuar dënoi ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj cisternave saudite të naftës, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për jetën, mjedisin...
19:59 | 23/07/2026