Vrasja në Roskovec, identifikohet viktima dhe autori. 35-vjeçari pas ngjarjes mori me vete edhe ish-bashkëshorten
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Roskovec ku ka mbetur viktimë një person. Mësohet se autori vrau ish-vjehrrin e tij dhe plagosi ish-vjehrrën.
Autor i kësaj ngjarjeje të rëndë është 35-vjeçari, Refit Buzi. Ndërkohë viktimë mësohet se ka mbetur 58-vjeçari, Kosta Plaka. Gjithashtu është identifikuar edhe e plagosura, 55-vjeçarja Belere Plaka. Ende nuk dihet motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë të ndodhur në Vidhisht.
Policia ka dalë me një njoftim paraprak lidhur me ngjarjen teksa theksoi se autori pas krimit ka marrë me vete edhe ish-bashkëshorten e tij. Autoritetet kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e të riut teksa po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike.
Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
- 10:27 Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim
- 10:23 Riaktivizohet sërish në ditën e tretë zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, digjet pylli dhe pishat
- 10:17 Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
- 10:16 Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetit qeveritar, gazetarja Shehu jep detaje