Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar theksoi se reagimi i qytetarëve në protestë nuk buron nga mosmirënjohja, por nga faktit se shqiptarët nuk e krahasojnë më të ardhmen e vendit me mungesat e së kaluarës, duke mos u mjaftuar më me arritjet apo punët e bëra deri më sot nga qeveria.
Ai theksoi se përballë fakteve ligjore se prona në Zvërnec është private, tek qytetarët mbizotëroi përjetimi emocional se toka po u shitet të huajve, një reagim ky që sipas tij u ushqye edhe nga dezinformimi e aktorë të ndryshëm.
“Mosmirënjohje në asnjë mënyrë, jo. Bulevardi i flamingove është simboli ku shqiptarët nuk e krahasojnë më vendin me mungesat, prandaj nuk na vlerësojnë më për atë që kemi bërë.
Pavarësisht sa shumë ka ndryshuar dhe nuk pranojnë sot ta shikojnë siç ishte, përpara se ta shikoja veten në pasqyrat e bulevardit, është ky moment që nxorëm Shqipërinë nga mungesat. Një popull nuk na do më për ato që kemi bërë, por një popull që bezdiset nga ajo se nga poshtë kemi nisur për të arritur deri këtu.
Me ne ose pa ne, kjo është një e drejtë e madhe. Ka të drejtë çdo kush që të përpiqet ta relativizojë masën e kësaj të drejte, por do të zvogëlohet. Madje, sa më i madh dhe i fortë të jesh përballë kësaj të drejte, aq më shumë je në rrezik.
Tre mandate radhazi ne folëm me gjuhën e fakteve. Ato janë dhe do të mbeten dëshmitare. Për ne ishte një realitet që bëhej vetëm lajm për keq. Ne jemi një nga destinacionet e dëshiruar dhe me një flamur të respektuar.
Në pasqyrën e bulevardit pashë një të vërtetë tronditëse, që asnjë statistikë nuk e tregon. Ne kemi faktet, por njerëzit kishin përjetimin e tyre.
Fakti ynë ishte se Zvërneci ishte tokë private, ndërsa përjetimi i tyre ishte se toka po u shitet të huajve. Në atë protestë pati të huaj, video, lajme të rreme, plot aktorë të vendosur në shumëfishim të zemërimit”, u shpreh Rama.
Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 14:23 Gjermania emëron Jurgen Klopp trajnerin e ri të futbollit
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë