Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE

24 Korrik 2026 | 12:51

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar ka folur edhe lidhur me ligjin për zonat e Mbrojtura. Ai deklaroi se ligji i zonave të mbrojtura do të hartohet 100% në përputhje me direktivat e BE.

“Në një dekadë ne kemi bërë për florën dhe faunën, një përmbysje historike me rezultate të pa mohueshme. Bëmë ligjin e integruar me BE për zonat e mbrojtura dhe zgjeruam në mënyrë të ndjeshme sipërfaqen e tyre, shtuam kategorinë e mbrojtjes dhe e shndërruam nga një thirrje sporadike në një sistem.

Ndryshimet e vitit 2024 në atë ligj u përdorën pa pushim për zjarrin e protestës agjentë politik përfshin disa eurodeputetë që në rastin më të mirë nuk e kanë lexuar ose në rastin më të keq kanë dashur të besojnë rastin.

Ato ndryshime janë bërë në përputhje me direktivën europiane. Fatmirësisht nuk është fjala ime kundër fjalës së tyre por ka një proces ku do të skanohen një për një me Komisonin Europian për ta përputhur 100% me direktivën e BE. Ky konflikt i stisur do të zgjidhet për bukuri në rrugën e negociatave. S’kalon asgjë pa miratimin e Komisionit Europian”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)

Për disa minuta ka patur reshje breshëri në fshatrat Braçanj dhe Ziçisht të Devollit. Reshjet e breshërit kanë qenë të konsiderueshme ndërsa mendohet të jenë...
14:45 | 24/07/2026

Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë

Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë 30 persona këtë të premte, pas tubimit të zhvilluar ditën e djeshme përpara godinës së Parlamentit....
14:11 | 24/07/2026

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026