Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
24 Korrik 2026 | 13:11

Kryeministri Edi Rama deklaroi se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhje, e cila i siguroi 83 mandate, përbën njëkohësisht një bekim dhe një përgjegjësi të madhe. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e zgjeruar me Grupin Parlamentar ai u shpreh se besimi i qytetarëve i jep qeverisë forcën për të vijuar reformat, por njëkohësisht bën që qytetarët të kërkojnë llogari për çdo problem që has.

Sipas tij, qeveria nuk duhet të ankohet për këtë realitet, por ta pranojë dhe të punojë edhe më shumë. Kryeministri shtoi se faktet dhe arritjet nuk mjaftojnë nëse nuk shoqërohen me empati, duke treguar se një e vërtetë e thënë me arrogancë mund të humbasë përballë një gënjeshtre të thënë me empati.

“Pas fitores së madhe që na dha 83 mandate, ajo fitore, sa është bekim, është edhe mallkim. Është bekim, sepse na dha forcën për të vazhduar transformimin me besimin e madh të popullit. Është edhe mallkim, jo vetëm sepse, për shkak të atij besimi të madh që na dhanë shqiptarët, ata shohin te ne shkakun e çdo gjëje që nuk shkon, por edhe sepse fitoret e mëdha, si ajo e qershorit të shkuar, e vënë në peshore çdo përplasje mes realitetit dhe pritshmërive të qytetarëve. Këto pritshmëri, sado të paarsyeshme mund të duken, nuk krahasohen më me të djeshmen, por me Evropën e zhvilluar.

Ne nuk duhet të ankohemi, por duhet ta pranojmë këtë dhe të bëjmë edhe më shumë. Faktet tona nuk dëgjohen, jo sepse janë të rreme, por sepse, kur një e vërtetë thuhet pa empati, madje me arrogancë, mund të humbasë përballë një gënjeshtre të thënë me empati”, u shpreh Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)

Për disa minuta ka patur reshje breshëri në fshatrat Braçanj dhe Ziçisht të Devollit. Reshjet e breshërit kanë qenë të konsiderueshme ndërsa mendohet të jenë...
14:45 | 24/07/2026

Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë

Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë 30 persona këtë të premte, pas tubimit të zhvilluar ditën e djeshme përpara godinës së Parlamentit....
14:11 | 24/07/2026

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026