116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)

24 Korrik 2026 | 13:10

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë një sipërfaqe me barishte, shkurre dhe pisha në zonën midis fshatit Lekas dhe Voskopojës, në Bashkinë Korçë. Sipas përditësimit të Prefekturës së Qarkut Korçë, gjatë ditës së sotme janë angazhuar gjithsej 116 forca dhe 18 mjete për përballimin e situatës.

Në operacion marrin pjesë forca nga Njësitë Administrative Bulgarec, Drenovë, Mollaj, Voskopojë dhe Lekas, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, Shërbimi Pyjor, Bashkia Korçë, Prefektura e Qarkut Korçë dhe Qendra e Menaxhimit të Krizave. Gjithashtu, Bashkitë Devoll dhe Pustec kanë vënë në dispozicion mjete “pick-up” për transportin e efektivëve në terren.

Sipas autoriteteve, ndërhyrja ka dhënë rezultat në krahun e Voskopojës, ku është arritur të bllokohet avancimi i flakëve, duke parandaluar përhapjen e zjarrit drejt zonës së Peltekut.

Aktualisht, forcat vijojnë punën për neutralizimin e plotë të vatrave të zjarrit, ndërsa situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm. Prefektura e Qarkut Korçë bën të ditur se do të informojë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me ecurinë e operacionit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)

Për disa minuta ka patur reshje breshëri në fshatrat Braçanj dhe Ziçisht të Devollit. Reshjet e breshërit kanë qenë të konsiderueshme ndërsa mendohet të jenë...
14:45 | 24/07/2026

Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë

Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë 30 persona këtë të premte, pas tubimit të zhvilluar ditën e djeshme përpara godinës së Parlamentit....
14:11 | 24/07/2026

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026