Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)

24 Korrik 2026 | 13:17

Një stuhi e fortë shiu, e shoqëruar me breshër, ka përfshirë këtë të premte qytetin e Elbasanit. Reshjet me intensitet të lartë vijojnë, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve në disa akse të qytetit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. Deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale apo problematika të shkaktuara nga moti i keq.

Dhjetëra automjete janë detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe uljes së dukshmërisë. Deri në këto momente nuk raportohen incidente apo aksidente si pasojë e motit të keq.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, intensiteti i reshjeve të shiut dhe breshërit është i lartë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)

Për disa minuta ka patur reshje breshëri në fshatrat Braçanj dhe Ziçisht të Devollit. Reshjet e breshërit kanë qenë të konsiderueshme ndërsa mendohet të jenë...
14:45 | 24/07/2026

Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë

Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë 30 persona këtë të premte, pas tubimit të zhvilluar ditën e djeshme përpara godinës së Parlamentit....
14:11 | 24/07/2026

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026