Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi përmes një postimi në platformën e tij Truth Social se nëse Rusia dhe Kina do të furnizonin Iranin me armë, kjo do të ishte një veprim shumë i keq për të dyja vendet dhe nuk do t’u shërbente interesave të tyre.
Trump tha se presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping e kanë siguruar se nuk i kanë shitur armë Iranit.
“Nëse Rusia dhe Kina do të furnizonin Iranin me armë, kjo do të ishte shumë keq për ta – sigurisht që nuk do të ishte në interesin e tyre”, shkroi Trump.
Në postimin e tij, presidenti amerikan u shpreh se i beson deklaratave të Xi Jinping, i cili sipas tij i ka thënë gjatë takimit në Pekin se Kina nuk do t’i japë apo shesë armë Republikës Islamike të Iranit.
Trump gjithashtu tha se ka marrë të njëjtin garanci nga Vladimir Putin, duke theksuar se marrëdhënia e tij me presidentin rus dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbetet e mirë.
Ai sqaroi se Shtetet e Bashkuara nuk i shesin drejtpërdrejt armë Ukrainës, por vendeve anëtare të NATO-s, të cilat sipas tij paguajnë çmimin e plotë.
“Nuk kam ide se si shpërndahen këto armë”, shkroi Trump, duke shtuar se sipas tij, dy fuqitë e mëdha për të cilat flitet shpesh në lidhje me Iranin nuk janë të përfshira në furnizimin e tij me armë.

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës