Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030

27 Korrik 2026 | 15:44

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, e ka cilësuar si një moment historik për sportin e Kosovës nënshkrimin e Deklaratës së Synimit për themelimin e Komitetit Francezo-Kosovar për mbështetjen e organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, si dhe Marrëveshjes së Kredisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim, AFD.

Përmes një postimi në Facebook, Gashani tha se këto dy dokumente përfaqësojnë një hap vendimtar në rrugëtimin drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 dhe do të mbështesin investimet infrastrukturore në kuadër të përgatitjeve për këtë ngjarje sportive.

Ai theksoi se që nga dita e parë e marrjes së detyrës si ministër, një nga prioritetet kryesore ka qenë krijimi i kushteve për realizimin e këtij partneriteti strategjik. Sipas tij, pas muajsh pune intensive, koordinimi institucional dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, procesi u kurorëzua me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve, të cilat, siç u shpreh ai, hapin një kapitull të ri për sportin dhe zhvillimin e infrastrukturës sportive në Kosovë.

Gashani falenderoi Republikën Franceze, Agjencinë Franceze për Zhvillim, si dhe të gjithë partnerët dhe institucionet që kontribuuan në këtë proces, duke vlerësuar se ky është rezultat i një pune të përbashkët dhe i një vizioni të qartë për ta pozicionuar Kosovën në mesin e organizatorëve të ngjarjeve më të mëdha sportive ndërkombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi këtë të hënë opinionin publik dhe anëtarësinë e saj, se Kryetari i LDK-së ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit...
15:55 | 27/07/2026

“Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën

Ljubica Trifoviq, nëna e Dragan Trifoviqit, 17-vjeçarit të vrarë në sulmin ndaj kafenesë “Panda” në Pejë në vitin 1998, ka bërë thirrje që të zbulohet...
12:41 | 27/07/2026

Konjufca i bën thirrje Gjykatës së Hagës: Mos merrni vendim politik, por të drejtësisë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka folur për vendimin që Gjykata Speciale do ta marrë më 16 shtator ndaj ish-krerëve të...
12:23 | 27/07/2026