Trump: Jemi në negociata intensive me Iranin. Nëse s’do të ketë rezultat, do përgjigjemi ashpër
Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi për përshkallëzim të operacioneve ushtarake amerikane kundër Iranit nëse përpjekja e re diplomatike nuk çon në një marrëveshje përfundimtare me Iranin.
“Ne jemi në negociata intensive me Iranin. Nëse nuk ka rezultat, do të kthehemi me një përgjigje të ashpër ushtarake”, tha ai në një intervistë me Axios.
I pyetur se sa kohë është i gatshëm t’i kushtojë procesit diplomatik, ai u përgjigj se afati kohor është i kufizuar.
“Jo shumë. Ose do të lëvizë shpejt ose aspak,” i tha ai Axios.
Negociatat janë përqendruar në një marrëveshje të re që mund të çojë në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe rifillimin e bisedimeve për një marrëveshje më të gjerë mbi programin bërthamor të Iranit.
Kontaktet janë kryesisht midis Iranit dhe Omanit, ndërsa Katari, Pakistani dhe Egjipti po luajnë gjithashtu një rol aktiv në përpjekjet diplomatike. Të dërguarit e Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, po marrin pjesë gjithashtu në konsultime.
Sipas presidentit amerikan, vendimi për të pezulluar sulmet u mor të premten, pas një kërkese nga vendet ndërmjetësuese të bisedimeve.
“Të gjithë ata që ishin në kontakt me Iranin më kërkuan të mos hapja zjarr”, tha ai, ndërsa shprehu vlerësimin se Teherani dëshiron që të arrihet një marrëveshje.
Trump argumentoi se pauza e përkohshme nuk rezultoi në ndonjë humbje për Shtetet e Bashkuara, duke përdorur frazën “asgjë e fituar, asgjë e humbur”. Ai gjithashtu vuri në dukje se pas pezullimit të sulmeve, çmimet e naftës ranë, ndërsa tregjet e aksioneve lëvizën më lart.
Trump për kundërshtimin e Netanyahut ndaj shitjeve të avionëve F-35: Askush nuk më tregon se çfarë duhet të shesim
Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj
- 19:38 Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin
- 19:21 Trump për kundërshtimin e Netanyahut ndaj shitjeve të avionëve F-35: Askush nuk më tregon se çfarë duhet të shesim
- 19:02 Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
- 18:55 Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj
- 18:49 Kafshët paguajnë çmimin më të lartë nga zjarret në Francë, habitate të shkatërruara dhe speciet në rrezik
- 18:46 Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”