Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
Tre avokatë, mes të cilëve dy britanikë, Ben Brandon dhe Celia Marr, kanë takuar këtë të martë Erion Veliajn në ambientet e IEVP-së në Durrës. Takimi u bë i mundur vetëm sot pas miratimit dhe autorizimit nga ana e SPAK-ut.
Sipas avokatit Ben Brandon, ky ishte kontakti i tyre i parë me klientin, ku u bë një rezyme e të gjithë procesit ligjor. Mbrojtja bëri me dije se do t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut për të kundërshtuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim caktimin e një mase më të butë që do t’i mundësonte atij vazhdimin e detyrës si Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Për këtë çështje është angazhuar edhe një studio ligjore amerikane, avokatët e së cilës prasin ende autorizimin e SPAK-ut për të realizuar takimin.
Nga ana e tij, avokati Plarent Ndreca konfirmoi vendimin për dërgimin e dosjes në Strasburg dhe shprehu pritshmërinë që edhe avokatët amerikanë të marrin së shpejti lejen për kontakt.
Ndreca bëri me dije se mbrojtja do të atakojë çështjen e akuzuesit anonim si dhe do të kundërshtojë emërimin e prokurorit të çështjes, Olsi Dado, cilësuar prej tyre si antikushtetues.
“Kemi besim se do t’i fitojmë të gjitha çështjet, si rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Lartë për masën e sigurisë, rikthimin në krye të Bashkisë dhe do të vazhdojmë hap pas hapi me çështjet e tjera”, u shpreh Ndreca.
Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli
I pandehur për korrupsion në zgjedhje, dëshmon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: S’kam blerë vota
I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
- 16:08 Ceremonia mortore e Lindsey Graham, do të marrin pjesë edhe Netanyahu dhe Zelenskyy
- 16:00 Dyshime për varrezë masive me trupa shqiptarësh në Zubin Potok, nisin gërmimet
- 15:48 Mijëra palestinezë të arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga fillimi i vitit
- 15:43 Zyrtarët iranianë paralajmërojnë për ndërprerje të energjisë elektrike në vend
- 15:35 Trump kërcënon përsëri se do të hedhë në erë urat dhe termocentralet iraniane
- 15:26 Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli